Pas tërmetit shkatërrues banorët që kanë ngelur pa shtëpi janë strehuar nëpër hotele çadra dhe po marrin bonus qiraje por nga ana tjetër po bëhet çmos që fëmijët të qetësohen dhe të vazhdojë jeta normalisht.

Ditën e sotme në këto hotele ka qenë për vizitë trupa e Teatrit të Kukullave e cila me lojëra, muzikë dhe kërcim, ka argëtuar fëmijët e akomoduar në qendrat e pritjes për familjet e pastreha, me iniciativë të stafit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave. Pas Shëngjinit dhe Vorës, trupa e teatrit ndaloi në zonën e Golemit, hotel “Ibiza”, për dhënë shfaqje dhe organizuar lojëra.