Matthijs De Ligt duhet të presë për debutimin e tij në Juventus.

Mediat italiane raportojnë se ylli holandez, përforcimi më i shtrenjtë për një mbrojtës në histori të futbollit Italian, do të pozicionohet sërish në stolin rezervë edhe në përballjen ndaj Napolit.

De Ligt mungoi në sfidën hapëse ndaj Parmës, pasi trajneri Maurizio Sarri vendosi që në qendër të mbrojtjes të aktivizojë dyshen Giorgio Chiellini e Leonardo Bonucci.

19-vjeçari pas ndeshjes ndaj Parmës ka “shpërthyer” nga kritikat pasi kërkon që të aktivizohet.