Estela Ujka, blogerja e njohur shqiptare ka treguar në një intervistë të dhënë sëfundmi, detaje nga mënyra se si prindërit e kishin pritur në fillim lidhjen e saj. Estela është prej vitesh e martuar me Lencin, një zotëri që ka preferuar të mbajë një profil të ulët publik, në ndryshim nga e shoqja.
Estela dhe Lenci kanë sjellë në jetë tre fëmijë dhe siç duket, janë tepër të lumtur në jetën e tyre. Por jo gjithçka ishtë kështu në fillimet e tyre.
Sapo prindërit e Estelës mësuan se e bija dashuronte një burrë të martuar, shprehën menjëherë mendimin e tyre kundër. Ata nuk mund ta pranonin kurrë që vajza e tyre të lidhte jetën me një njeri të tillë.
Por siç tregon Estela për Living, zgjidhja e saj, pra ai burri i martuar, doli të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, pasi të dy kanë arritur të kenë jetëgjatësi në lidhje dhe harmoni në çift.
Estela shprehet për Living:
Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dh une; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”.
Ende sot e kësaj dite, Estela, e rritur në një familje autoritare dhe e vënë përballë presionit të kohës, nuk është penduar për asnjë veprim të saj. Madje ajo ndihet e lumtur, pasi ai ‘burri i gabuar’ sot është babai i vajzave të saj dhe janë mjaft të lumtur.
Më tej vijon:
Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai mo.nstra që mendonin prindërit e mi”.
***