Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kthyer në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të ndarjes së papritur. Ata i dhanë fund me mirëkuptim martesës disavjeçare, megjithatë herë pas here në dritë dalin detaje të reja. Por le të lëmë pas këtë histori të trishtë dhe të ndalemi tek pushimet e ëmbla të Norës dhe vogëlushes Renee.

Siç u ka hije, ato janë nisur për të kaluar disa ditë pushimi në një vend që nuk është bërë ende i ditur dhe postimet në Instagram-in e Norës nuk kanë munguar. Si dy zonjusha Nora dhe Renee po shijojnë në maksimum këto ditë dhe Renne shuiet mjaft e lumtur.

Në një video duket se ajo është bërë gati për në plazh dhe buzët e saj të kuqe e bëjnë të duket si vajzë e rritur. Ëmë e bijë ato kanë shkuar në një pishinë gjigante që e kemi zili të gjithë sidomos në këto ditë të fundit vere.