Reforma në shërbimin veterinar shqiptarë synon forcimin e kontrollit dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendet për sektorin blegtoral.

Enea Hoti, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u shpreh sot gjatë një takimi në Ibë të Tiranës, ku u prezantua projektbuxheti 2019, për sektorin e bujqësisë se, vitin që vjen do të punësohen 300 veterinë të rinj me shtrirje në të gjithë vendin, me qëllim forcimin e kontrollit në fermat blegtorale.

Gjithashtu tha ai, në kuadër të sigurisë ushqimore do të garantojmë matrikullimin dhe vaksinimin falas të kafshëve bujqësore duke ulur koston në fermat blegtorale dhe siguruar mish dhe qumësht konform standardeve ushqimore.

“Gjatë vitit 2019 do të forcojmë kapacitetet inspektuese, falë investimeve të qeverisë me flotën përkatëse dhe akredimin e laboratorëve të kontrollit që parashikohet të rrisin me 20% numrin e analizave duke e rritur në 60 mijë numrin e analizave në laboratorët rajonalë të sigurisë ushqimire, tha Hoti.