Nese jeni ankuar me vapen, nuk kemi ndjere gje ende. Ditet ne vijim priten te shenojne edhe kulmin e temperaturave, nderkohe qe i nxehti afrikan do te zgjase deri ne fundjave. Vala e të nxehtit afrikan që mbizotëron në pjesën qendrore të Europës dhe rajonin e Mesdheut është prezente edhe në vendin tonë.

Sipas meteoalb temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërkohë që të dielën pritet një rënie me 4 grade gradë celcius. Në këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët në orarët 11.00 – 17.00. Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.