Arbana Osmani ka publikuar një foto nga pushimet e saj drejt Alpeve të Zvicrës. Siç është kuptuar, Arbana në këtë udhëtim është bashkë me Eduart Grishajn, me të cilin ka nisur një romancë prej disa kohësh.
Foto të bukura mes gjelbërimit dhe mrekullive të natyrës, që me siguri janë shkrepur nga dora e regjisorit Grishaj, janë publikuar nga moderatorja në rrjete sociale.
Por, një ndjekëse i sugjeron të mos postojë më por të shijojë udhëtimin: “Më shumë postoni, se shijoni”.
Në rrjet kanë plasur komentet, ku nuk ka munguar as ai i Arbana Osmanit, që i ka lënë pa fjalë të gjithë, duke theksuar se fotot hidhen pasi kthehet nga udhëtimi.
“Djema mos u mërzisni se unë i postoj pasi kthehem në shpi. Veç atë hall mos qani”- shkruan Arbana Osmani.