Bashkë me skuadrën e parafundit të prezantuar nga Veliaj, ishin aktori i njohur i humori Gaz Paja të cilin Veliaj e prezantoi si një “dhëndër të ri në nahijen tonë” dhe ish-futbollisti Redi Jupi. Jupi tha se në Tiranë janë bërë gjëra për sportin janë bërë shumë dhe do fillojnë të bëhen akoma më shumë.

“Kushdo nga pjesëtarët e tjerë të grupit, po si duket ngaqë unë kam fituar tre trofe në futboll i përfaqësoj të gjithë ashtu si Bashkia e Tiranës. Për sportin në Tiranë janë bërë gjëra. Janë bërë minifusha dhe palestra nëpër shkolla. Tirana ka një milion banorë të cilët duan të merren edhe me sport”, tha Redi Jupi.