Nga Mero Baze/
Shtetet e Bahskuara të Amerikës, u kanë kërkuar prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, të marrin pjesë në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë të Gjykatave (KLGJ) që do të formohen këtë javë. Formimi I këtyre dy institucioneve të larta, I jep fund vakumit të krijimit të institucioneve në Reformën në Drejtësi dhe fut Shqipërinë në rrjedhën normale me mbushjen e boshllëkut në Gjykatën Kushtetuese Gjykatën e Lartë, emërimin e kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe atij special.
Thirrja e SHBA vjen në një kohë, kur ka përpjekje të qarta për ta bllokuar këtë poroces. Ndërsa KLP e cila mblidhet nesër, mund ta përfundoj me sukses procesin, KLGJ, rrezikon të bllokohet, pasi një shoqatë gjyqtarësh, nga ata që kanë qenë rreshtuar qysh në fillim kundër reformës, po tentojnë ta padisin zgjedhjen e KLGJ, në gjykatë, duke bllokuar kështu procesin.
Është kjo arsyeja që SHBA ka mbetur I vetmi aktor që po vëzhgon me shqetësim plotësimin e institucioneve në Reformën në Drejtësi ndërkohë që qeveria është e angazhuar në ballafaqimin me protestën e studentëve, ndërsa opozita po tenton të ndez disa vatra zjarresh, mbi të gjitha se shikon që krijimi I institucioneve të drejtësisë është drejt finishit.
Në një klimë të ngarkuar politike, kur zakonisht SHBA bën thirrje për të orientuar qytetarët amerikane të rrijnë larg apo afër tyre, sot është marrë me një shqetësim, që duhet ta kishte klasa jonë politike , por bëjnë sikur e kanë mendjen tek protestat. Në fakt protesta reale e opozitës ëhstë piëkrisht përpjekja tinzare për të bllokuar reformën përmes një shqotare gjyqtarësh. Kjo që ndodh në rrugë është zhurmë për ta quajtur dhe atë reformë dështim.
Përpjekja për ta dështuar Këshillin e Lartë të Gjykatave, është vendimtare, për të mbajtur të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe dështimin e procesit në vazhdim. Ndaj ka shumë rëndësi pse Basha do të fus hundët në çdo protestë. Zjarri në rrugë, shpreson ta shpëtoj nga ajo që po ndodh me Reformën, tani kur nuke ka mendjen askush.Për fat të keq të tij, përveç SHBA.