Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Kamil Ekim Alptekin, vijon të ketë probleme me drejtësinë amerikane.

Pasi është akuzuar se ka lobuar në mënyrë të paligjshme tek zyrtarët e qeverisë së SHBA për të ndikuar në opinionin publik kundër Fehtullah Gulenit, drejtësia ka konkluduar sërish me një vendim.

Sipas Washington Post, biznesmeni i njohur turk ka bashkëpunuar me ish-Këshilltarin e Sigurinë Michael Flynn, i cili gjithashtu akuzohet se vepron si agjent i një qeverie të huaj dhe kryen komplote për të ekstraduar klerikun turk.

Ndërkohë, sot patneri tjetër i Alptekin tek EA Aerospace, Bijan Kian, bëri paraqitjen e parë në gjykatën federale ku sipas vendimit ka bashkëpunuar me biznesmenin turk për të lobuar në mënyrë të paligjshme tek zyrtarët e qeverisë amerikane.

“Biznesmeni turk Ekim Alptekin, është akuzuar për drejtim dhe financim të punës së Kian dhe Flynn.

Ai është akuzuar për krime të njëjta si Kian, si dhe duke dhënien e deklaratave të rreme”, shkruan WP.

Ekim Alptekin njihet si shoku më i ngushtë i Lulzim Bashës dhe ka shërbyer si konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, i emëruar nga kryedemokrati në kohën që drejtonte Ministrinë e Jashtme.

Ai ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike të vitit 2013 duke lobuar për fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha. (TemA)