Qeveria italiane ka aprovuar vendimin për thjeshtimin e normativës së pajisjes me leje qëndrimin në Itali për emigrantët minorenë të pashoqëruar nga prindërit. Kryeministri italian Giuseppe Conte miratoi ndryshimin e rregullave për lejet e qëndrimit të minoreneve të pashoqëruar dhe konvertimit të tyre në moshë madhore.
Ndryshimet do të duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

Ndryshimet që kanë të bëjnë me lehtësimin, parashikojnë lëshimin e 2 tip lejeve qëndrimi për emigrantët minorenë të pashoqëruar; leje qëndrimi e posaçme e identifikuar “për moshë të mitur” me kohëzgjatje deri sa të mbushin moshën madhore me mundësi konvertimi të saj, dhe leje qëndrimi “për motive familjare” në rast se i mituri merret në mbrojte apo nën kujdesjen e një qytetari italian ose i huaj me të cilin jeton rregullisht në Itali.

Pas mbushjes së moshës madhore, sipas dekretit legjislativ, ai mund të kryejnë konvertimin e kësaj leje qëndrimi për motive punësimi. Deri më tani emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali pajiseshin me një leje qëndrimi të përkohshme.
Numri i emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali ka shënuar një rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por këtyë vit është reduktuar.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 30 qershor të 2019 në Itali janë të regjistruar 7272 emigrantët minorenë të pashoqëruar, që shënon një reduktim me 44.7%. Deri më 30 qershor 2019 në Itali në strukturat që strehojnë emigrantët minorenë të pashoqëruar janë regjistruar 1 662 shqiptarë që përbëjnë 22.9% ndër 7272 që është numri i përgjithshëm i tyre.