Autobusi i linjës Tiranë-Institut është aksidentuar me një makinë në të cilën ndodhej një grua shtatzënë.
Burimet paraprake bëjnë me dije se gruaja është transportuar në spital pas problemeve të shfaqura nga aksidenti.
Ndërkohë Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që autobusët e linjave kryeqytetase aksidentohen me automjete. /G.Gj/Lexo.al/