Në një ndeshje dramatike, Manchester City u eliminua nga Tottenhami në çerekfinalet e Champions League, ku edhe pse fitoi 4-3, nuk i mjaftoi për të kaluar më tej

Humbja 1-0 në fushën e Tottenhamit i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Pep Guardiolës.

Në fakt, në fund të ndeshjes, Sterling shënoi golin e 5-të për Cityn, çka bëri të shpërthente tifozëria vendëse dhe trajneri Guardiola, por me ndërhyrjen e VAR-it, gjyqtari Çakër e anuloi.

Ky moment solli zhgënjimin e spanjollit dhe reagimin e tij mund ta shihni në videon e mëposhtme, teksa nga kampi tjetër, feston Pochettino dhe londinezët e Tottenhamit.