Një gol të cilin nuk mund ta shikojmë shpesh në fushë e futbollit, ka ardhur nga liga amatore angleze.

Stefan Galinski mbrojtësi i Basford United ka shënuar një gol me kokë nga mesi i fushës, i cili ishte sa i bukur aq edhe i çuditshëm

“Viktima” ishte FC United of Mançester, skuadër e cila u themelua nga tifozët e Mançester United, që u larguan nga tribunat e “Old Trafford-it” dhe nisën përrallën e tyre.

Galinski goditi fort me kokë nga mesi i fushës dhe me ndihmën e fatit dhe të daljes së keqe të portierit, topi përfundoi në rrjetë.

Ndeshja u fitua Basford United me rezultatin 3-1