Interi ka bërë një vetëvrashje në fushën e saj duke mos arritur dot që të kualifikohet për në raundin tjetër të fazës së “UEFA Champions League”.
Një barazim i vështirë kundër PSV-së në “San Siro” i eleminoi zikaltërit nga ky kompeticon duke e mbyllur me dështim fazën e grupeve.
Sfida e zhvilluar në San Siro u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Lozanës.
Por, Icardi në pjesën e dytë barazoi gjithçka duke ndezuar për disa munuta shpresën e Interit tek kualifikimi, megjithse nuk arriti dot që të shënonte golin e fitores.
Në këtë mënyrë në fazën tjetër kalon Tottenhami që barazoi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me shifrat 1-1, ku vendasit luajtën pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të.
Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.
Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar Grupin A pas fitores 2-0 t ë marrë në fushën e Monaco falë dygolëshit të FGuerreiro (15′, 88′).
E ka mbyllur në vendin e dytë Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në fushën e Club Brugge.
Napoli grumbulloi 9 pikë në 6 ndeshjet e fazës së grupeve dhe ruajti golaverazhin +2, një sezon shumë i mirë dhe në një grup tjetër, do të ishte kualifikuar pa asnjë problem. Të njëjtat statistika ka dhe Liverpuli (9 pikë, +2), por të kuqtë kanë shënuar dy gola më shumë se napolitanët.
Skuadra e drejtuar nga Ançeloti largohet kështu në mënyrë të dhimbshme nga Champions-i, duke u mjaftuar vetëm me “Europa League”. Pavarësisht se i kishin shanset për të mos dalë pa pikë nga “Anfield Road”, djemtë e Klop e ruajtën mirë avantazhin e krijuar nga Salah që në pjesën e parë, duke u kualifikuar mes drithërimash.PSG-ja e kishte të thjeshtë në transfertë kundër Cverna Zvezdës, duke fituar 3-1 dhe duke u kualifikuar si “kokë grupi”. Kavani, Nejmar dhe Markinjos shënuan për kryeqytetasit francezë.
Më poshtë rezultatet e mbrëmjes së sotme dhe golat në takimet kryesore.
Barcelona – Tottenham 1-1
Gallatasari – Porto 2-3
Shalke – Lokomotiva Moskës 1-0
Club Brugge – Atl Madrid 0-0
Crvena Zvzda – PSG 1-4
Inter –PSV 1-1
Liverpul – Napoli 1-0
Monaco – Dortmund 0-2
——————————————————–
Liverpul – Napoli 1-0
Goli i shënuar nga Mohamed Salah