Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi parashuta me të cilën ai ishte ngritur në fluturim, ka pësuar defekt dhe ka rënë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në malin e Zimurit, ku 30-vjeçari Gëzim Elezi, ishte ngritur në fluturim për të eksploruar.