Ka nisur seanca gjyqësore për 11 të arrestuarit e protestës së dhunshme të ndodhur ditën e enjte para Parlamentit ku mbetën të plagosur mbi dhjetë efektivë policie të cilët kishin ardhur aty për të mbrojtur rendin.
Deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë futur në sallë dhe po ndjekin nga afër gjyqin. Aldo Bumçi, Ervin Salianji, Edi Paloka dhe Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu janë futur me forcë në sallë.
Ndërkohë familjarë të të ndaluarve janë mbledhur jashtë Gjykatës dhe po protestojnë për lirimin e 11 të ndaluarve. Seanca gjyqësore drejtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha. (Lexo.al)