Ambulanca në Dunavat në Gjirokastër i është nënshtruar rehabilitimit të plotë, duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për banorët e kësaj lagjeje.

Kjo qendër shëndetësore është rehabilituar në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Ambulanca e Dunavatit ofron sot kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe një standard të ri shërbimi për banorët.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot transformimin total e kuptimplotë të kësaj qendre shëndetësore.

“Mirëmëngjes dhe me një shembull që tregon se si shërbimi parësor shëndetësor po ndryshon pak nga pak e rrënjësisht, ju uroj një javë të mbarë”, theksoi Rama.

Një banore shprehet se ka qenë shumë keq tani është rregulluar mirë dhe na presin shumë mirë.

Dokotreshë Anthulla Kajo thekson se “para rikonstruksionit kemi patur probleme të mëdha me lagështirën dhe veç shërbimit të madh që ne ofrojmë është e rëndësishme që të kemi më shumë komoditet edhe ne edhe pacientët. Tashmë punojmë më me lehtësi”.

Infermierja Frida Mehmeti thekson se “qendra shëndetësore ku unë kam filluar punë ka pasur kushte skandaloze. Është më komode për ne dhe nuk na mungon gjë në ambulancë.Jemi tepër të kënaqur”.

Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi. Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera.

MIRËMËNGJES ?dhe me një shembull që tregon se si shërbimi parësor shëndetësor po ndryshon pak nga pak e rrënjësisht, ju uroj një javë të mbarë ?

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 14. April 2019