Një studente i ka hedhur bojë në kokë rektorit të Universitetit të Shkodres, Adem Bekteshi.

Incidenti ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit të etikës, ku pritet të merren vendime për përjashtimin e disa studentëve që thyen xhamat e universitetit më tre prill të këtij viti.

Pas ngjarjes së prillit, rektori i Universitetit Adem Bekteshi i quajti sulmet e studentëve sjellje prej vandalësh, çka solli edhe “hakmarrjen” e këtyre të fundit.

Siç shihet edhe nga video, studentja i ka hedhur një shishe me bojë të zezë rektorit Ademi./Tiranapost