Mbrëmë është i ka dhënë fund beqarisë, Arbër Gjikolli vëllai i reperit të njohur kosovar, Gjiko.
Gjiko duket se ka pasur një natë shumë të hareshme, duke postuar vazhdimisht video duke vallëzuar e kënduar. Shumicën e kohës ai është parë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Elitës.
Gjatë kësaj nate Gjiko ka vendosur të shfaqë gëzimin edhe me një gjest të ndaluar pasi ka qëlluar me pistoletë në ajër.
E pikërisht me këtë video që reperi e ka postuar vetë, ai ka zgjedhur të urojë vëllain dhe kunatën, duke i uruar të trashëgohet.