Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017. /r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during the presentation of the strategy against trafficking in human beings and action plan 2014-2017.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin, e cila është në ditët e fundit të mandatit, ka bërë një koment lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Nga Fieri, ajo ka deklaruar se “jemi duke bërë një analizë të fazës ligjore”

Për Vlahutin, marrja e çdo vendimi është e rëndësishme të përmbushë vullnetin e qytetarëve.

“Dëgjoni qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje. Diskutimi dhe transparenca janë të rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 75 vota projektligjin që i hap rrugën procesit të negociimit me komapaninë private për shembjen e teatrit ekzistues dhe ndërtimin e godinës së re sipas skemës PPP.j.j