Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale. Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha.

Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe zv.shefja e stafit Vera Mjeku mbështetën këtë nismë të inxhinerëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.

Inxhinierët thonë që e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe ndihma financiare edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata premtuan se do të bëjë maksimumin gjatë vlerësimit të objekteve shkollore të Shqipërisë.