Vogëlushja Lazime, që kaloi nga institucioni i përkujdesit social në familje kujdestare shkodrane, sot iu bashkua gjirit të familjes në Tiranë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u takua me Lazimen për festat e fundvitit në Shkodër, në familjen kujdestare shkodrane.

“Lazimen e vogël e takova për festat e fundvitit në Shkodër. Ajo do t’i bashkohet familjes së saj biologjike. Vogëlushja që kaloi nga institucioni i përkujdesit social në familje kujdestare shkodrane, sot i bashkohet gjirit të familjes në Tiranë. Mirënjohje pafund për Nikolinën dhe familjen Krraba që hapi dyert e shtëpisë për Lazimen, e rriti me dashuri dhe edukoi me vlera. Shembuj të tillë solidariteti njerëzor i duhen shoqërisë tonë”, shprehet Bushati.