Burime nga selia blu bëjnë të ditur se opozita po përgatitet për protestën e radhës.

Mësohet se Partia Demokratike ka ftuar aleatët e saj që t’i bashkohen një tubimi më datë 11 Maj.

Sikurse në protestën e 13 Prillit, edhe e ardhshmja pritet të mbahet në orën 18:30.

Kjo është protesta e dhjetë e opozitës, ku përmes së cilës do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.