Pas zbardhjes së ngjarjes së 30 marsit në Shkodër, ku mbetën të vr arë dy vëllezërit Blilali, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë ??”-shkruan Lleshaj.

Sipas tij, zbardhja e ngjarjes së rëndë është një tregues i qartë se qyteti i Shkodrës po shkon drejt sigurisë dhe hijeshisë së munguar.

Ai përgëzon policinë dhe Prokurorinë, e cila përmes hetimeve speciale arriti të zbardhë atentatin ku humbën jetën dy vëllezërit Bilali.