Kush janë kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit? Sa është numri në total i partive dhe i kandidatëve? Së fundmi është zbardhur tabela zyrtare e kandidatëve për kryebashkiakë. Rezulton se në 35 bashki, Partia Socialiste nuk ka kundërshtarë, pra garon e vetme. Në total, Partia Socialiste ka 60 kandidatë, dhe vetëm në Finiq nuk kandidon, duke i hapur rrugë kështu MEGA-s.

Më shumë se një kandidat në garë regjistrohen në 26 bashki të vendit. Në 18 Bashki garon Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Janë 6 kandidatë të pavarur, për Beratin, Devollin, Klosin, Mirditën, Sarandën dhe Finiqin. Partia Shpresa për Ndryshim kandidon vetëm në Devoll, Përrenjas dhe Këlcyrë. Partia FRD e ish presidentit Bamir Topi, kandidon në Devoll e ndërsa Komunistët në Selenicë. Për Pustecin, garon vetëm partia e maqëdonasve.

Por cilat janë Bashkitë me rivalë? Shohim listën si më poshtë:

Berati- Ervin Demo nga PS, Plarent Aleksi-i pavarur.

Bulqiza- Lefter Alla nga PS, Ilir Balla nga Bindja Demokratike

Dibër- Dionis Imeraj PS, Shkëlzen Qoka Binda Demokratike

Klos- Bedri Hoxha i pavarur, Ilmi Hoxha PS

Durrës-Valbona Sako PS, Valbona Sakollari-Bindja Demokratike

Shijak-Elton Arbana PS, Arben Pohumi Bindja Demokratike

Gramsh-Klodjan Taçe PS, Sabri Ibrahimi Bindja Demokratike

Prrenjas-Nuri Belba PS, Myslym Karriqi nga Shpresa për Ndryshim

Mallakastër-Qerim Ismailaj PS, Robert Braha nga Bindja Demokratike

Këlcyrë-Klement Ndoni PS, Hazbi Kasaj nga Shpresa për Ndryshim dhe Shkëlqim Muhaj nga Bindja Demokratike

Devoll-Artur Poporllogu nga Shpresa për Ndryshim, Eduard Duro PS, Fejzi Shaholli i pavarur dhe Ylli Cenkolli nga Fryma e Re Demokratike

Kolonjë- Erjon Isaj PS, Fatjon Feka Bindja Demokratike

Korçë-Sotiraq Filo PS, Leonard Olli Bindja Demokratike

Pustec- Pali Kolevski PS dhe Edmond Themelko Aleanca e Maqedonasve

Kukës- Safet Gjici PS dhe Abedin Oruci nga Bindja Demokratike

Tropojë- Rexhë Biberaj PS, Edison Hasanaj Bindja Demokratike

Kurbin- Majlinda Cara PS dhe Edmond Piroli Bindja Demokratike

Lezhë- Pjerin Ndreu PS, Salvador Kaçaj Bindja Demokratike, Eduard Ndocaj nga Partia Konservatore Albania

Mirditë- Gjon Ndoj i pavarur, Ndrec Dedaj PS

Malësi e Madhe- Tonin Marinaj PS, Pjerin Spathari Bindja Demokratike

Kavajë- Redjan Krali PS, Bledar Sinella Bindja Demokratike

Tiranë- Erion Veliaj PS, Arben Skënderaj Bindja Demokratike

Finiq- Leonidha Hristo i pavarur, Kristo Kico Partia MEGA

Sarandë- Adrian Gruma PS, Ilir Nikolla i pavarur

Selenicë- Pëllumb Binaj PS, Marildo Hodaj Binda Demokratike dhe Shahin Celaj Partia Komuniste

Vlorë-Dritan Leli PS dhe Valbona Mezini Bindja Demokratike

Cilat janë Bashkitë pa garë?

Bashkitë pa garë, me kandidatë nga ASE (PS)

1. Kuçovë Kreshnik Hajdari

2. Poliçan Adriatik Zotkaj

3. Skrapar Adriatik Mema

4. Ura Vajgurore Juliana Memaj

5. Mat Agron Malaj

6. Krujë Artur Bushi

7. Belsh Arif Tafani

8. Cërrik Andi Salla

9. Elbasan Geldjan Llatja

10. Librazhd Kastriot Gurra

11. Peqin Lorenc Tosku

12. Divjakë Fredi Kokoneshi

13. Fier Armando Subashi

14. Lushnjë Fatos Tushe

15. Patos Rajmonda Balilaj

16. Roskovec Majlinda Bufi

17. Dropull Dhimitraq Toli

18. Gjirokastër Flamur Golemi

19. Libohovë Luiza Mandi

20. Memaliaj Gjolek Guci

21. Përmet Alma Hoxha

22. Tepelenë Tërmet Peci

23. Maliq Gëzim Topçiu

24. Pogradec Ilir Xhakolli

25. Has Liman Morina

26. Fushë Arrëz Fran Tuci

27. Pukë Gjon Gjonaj

28. Shkodër Valdrin Pjetri

29. Vau i Dejës Mark Babani

30. Kamëz Rakip Suli

31. Rrogozhinë Haxhi Memolla

32. Vorë Agim Kajmaku

33. Delvinë Majlinda Qilimi

34. Himarë Jorgo Goro

35. Konispol Shuaip Beqiri.

Kujtojmë se ditën djeshme u miratua fleta e votimit për disa bashki të vendit. Klikoni linkun si më poshtë/ Tiranapost.al