Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për regjistrimin e e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Sipas anëtarëve të mazhorancës partitë nuk janë subjekt zgjedhor, dhe nuk janë më parti parlamentare. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se anëtarët e KQZ janë kërcënuar nga mazhoranca për të mos pranuar komisionerë.
PD dhe LSI, edhe pse jo parti parlamentare, kërkuan të shfrytëzonin atë që e quajtën si të drejtë ligjore nisur nga rezultati i zgjedhjeve të 2017-ës, për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk kanë asnjë kandidat për kryetar bashkie.