Sot 13 maj është afati i fundit për të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët për kryetarë bashkie si dhe kandidatët për këshilltar bashkiakë, në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kujtojmë se Partia Socialiste i ka zyrtarizuar të 60 kandidatët për bashkitë në vend, ndërkohë që pritet që sot të zyrtarizohet edhe kandidati 61 për Bashkinë e Peqinit.
Por opozita (jashtë parlamentit) është ajo që nuk ka regjistruar kandidatët dhe jo vetëm. Ka paralajmëruar se nuk do ketë zgjedhje dhe nuk do lejohet të bëhen zgjedhje pa pjesëmarrjen e tyre. Sot është njoftuar për një tjetër protestë që do fiillojë në orën 18:30.