Rikthimi i Zinedin Zidan në pankinën e Realit të Madridit nuk kishte qëllimin e vetëm për të shpëtuar një sezon zhgënyes. Më shumë se kaq, pas akordit të teknikut francez dhe presidentit të klubit “los blankos” Florentino Perez fshihet një mision më i rëndësishëm: rindërtimi i një skuadre që duke nisur nga sezoni i ardhshëm duhet të dominojë sërish në Spanjë dhe Europë.
Ky qëllim arrihet vetëm duke afruar yjet e futbollit në ekip dhe me Zidan në drejtim gjithçka bëhet më e lehtë siç zbulon e përditëshmja madrilene “Marca”. Në krye të listës së blerjeve për merkaton e verës janë Eden Hazar, Kilian Mbape dhe Pol Pogba.
Asgjë e re, por në ndryshim nga e shkuara të tre këta futbollistë do të pranon me kënaqësi të stërviteshin nga Zizu. Kjo konfirmohet nga deklaratat e tyre, plot elozhe për teknikun francez që janë marrë nga e përditëshmja iberike dhe janë përkthyer si sinjale pozitive në objektivat e merkatos për Realin e Madridit. Si Hazard, ashtu edhe Mbape dhe Pogba e kanë cilësuar Zidan si një idhull të tyre dhe ky detaj pritet të influencojë jo pak në zgjedhjen e tyre kur të marrin edhe ofertat zyrtare gjatë tregut të transferimeve në sesionin e verës.