Klubi skocez Rangers e ka konfirmuar transferimin e përfaqësuesit të Shqipërisë, Eros Grezda, të premten.
Kosovari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Rangers, dhe tani është në pritje të vizës për t’iu bashkuar klubit të ri, transmeton Gazeta Express.
Anësori 23-vjeçar nga Gjakova e nisi karrierën e tij seniore me klubet sllovene, Aluminij dhe Zavrc, para se të kalonte te klubi kroat, Lokomotiva, e pastaj te Osijeku.
Erosi është bërë blerja e 14-të e Steven Gerrardit për të kaltrit.
Trajneri Gerrard beson se Erosi do të jetë hit në mesin e përkrahësve të Rangers.
“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe adhuruesit do ta dashurojnë. Ai është shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, shtoi ai.
? FIRST INTERVIEW: @RangersTV subscribers can now watch an exclusive interview with new signing Eros Grezda.
WATCH NOW: https://t.co/7Wjr6KknrN
SUBSCRIBE TO RTV: https://t.co/FVbn5yUf7V pic.twitter.com/dWHk57cIN4— Rangers Football Club (@RangersFC) August 31, 2018