Inter arrin akordin me Nicolo Barella. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, me mesfushorin e Cagliarit që do e nis sezonin e ri me fanellën zikaltër. Klubi i tij dhe Inter kanë rënë dakord në parim për një tarifë prej 33 milionë eurosh.
Madje, “Calciomercato.web” shkruan se kjo marrëveshje ishte gjetur rreth 6 muaj më parë, por vetëm tashmë zyrtarizohet gjithçka. Marrëveshja për 22-vjeçarin përfshin bonuse dhe stimuj të tjerë, që mund të arrijnë deri në 50 milionë euro.
Besohet se Barella ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me Inter, me mesfushorin që do qëndroj te zikaltërit deri në vitin 2025.