Uli Hoeness nuk do të kandidojë më për president tek Bajerni i Mynihut që po përjeton një revolucion të madh jo vetëm tek lojtarët por edhe në rang drejtuesish.
Karl-Heinz Rummenigge ka zgjedhur të largohet nga bavarezët dhe vendin e tij do e zërë një legjendë si Oliver Kahn.
Ish-kapiteni dhe portieri i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin. Ai do të jetë anëtar bordi deri në vitin 2022 dhe më pas do të marrë rolin e CEO-s së klubit.
Kontrata e Rummenigges mbaron më 31 dhjetor 2021, ndërsa Khan do të zërë vendin e tij që nga janari. Një ndryshim rrënjësor që pritet me interes dhe nga tifozët bavarezë që shpresojnë të ringrejnë skuadrën.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e bordit dhe më pas kryetari i tij. Falenderoj bordin dhe Uli Hoeness për besimin. Jam shumë i lidhur me këtë klub që ka ndikuar shumë në jetën time”, – tha Kahn